Të shtunën në mbrëmje edhe zyrtarisht u mësua emri i skuadrës së fundit në La Liga për sezonin e ardhshëm. Është skuadra e Valjadolidit që doli fitues në ndeshjen finale të “play-off” kundër Numansias.
Ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazim 1:1, rezultat ky i mjaftueshëm që Valjadolidi të siguroj një vend në mesin e skuadrave më të mira në Spanjë, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë ata kishin shënuar fitore me rezultatin 3:0.
Sa i përket ndeshjes së mbrëmshme, që të dy golat u shënuan fare në fund, edhe atë me Valjadolidin që avansoi në minutën e 87-të me golin e Manuel del Moral, teksa Numansia golin e barazimit e gjeti në minutën e parë shtesë të takimit me anë të Mata.
Kësisoj Valjadolidi rikthehet në La Liga pas plotë 4 viteve, ndërsa do të jetë kjo hera e 42-të në histori që do të luaj në mesin e më të mirëve.
Rikujtojmë përveç Valjadolidit një vend për në La Liga siguruan edhe Rajo Valjekano dhe Hueska, që kishin siguruar kualifikimin e drejtëpërdrejtë si dy skuadrat e para në renditje.