Skuadra kampione e Italisë, Juventusi gjatë kësaj vere do të ndahet me tre nga futbollistët e saj. Bëhet fjalë për futbollistët si Stefano Sturaro, Rolando Mandragora dhe Alberto Çeri, nga shitja e të cilëve drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” shpresojnë të përfitojnë rreth 40 milion euro.
Për Sturaron interes kanë zgjuar dy skuadra angleze, Uest Hami dhe Evertoni, njofton “Tuttosport”, përcjellë “infOSport.mk”.
Italiani vlerësohet në 20 milion euro, shumë këtë që dy skuadrat e interesuar angleze janë të gatshme për ta paguar.
Ndërkohë reprezentuesi i ri italian, Rolando Mandragora pëlqehet nga Xhenoa. Drejtuesit e kësaj të fundit janë të gatshëm ti paguajnë Juventusit 15 milion euro për kartonin e tij, teksa për Çerin interesohen Kaljari dhe Ajntrahti i Frankfurtit.
Futbollisti i ri italian aktualisht luan si i huazuar te skuadra e Peruxhas në “Serie B”, për të cilën skuadër kishte regjistruar 15 gola dhe 10 asistime.