Futbollistia shqiptare nga Struga, Gentiana Roçi ka imituar Kristiano Ronaldon, duke shënuar një super-gol me gërshërë në Ligën e futbollit të femrave në Finlandë. Roçi që është pjesë e ekipit JYPK, në ndeshjen ndaj skuadrës Pallokisat ka mahnitur të gjithë, duke shënuar në stilin e Ronaldos golin e dytë të ndeshjes, ndërsa përveç këtij super-finalizimi shqiptarja gjeti edhe dy herë tjera rrjetën në këtë sfidë që u mbyll me fitore 5:1 për JYPK.
Super-goli i Roçit ka bërë bujë të madhe në mediat finlandeze, që në shumë tituj të gazetave ajo shkruhej si Gentiana Roçi GR7.
Golin mund ta ndiqni në videon më poshtë në minutën 1:30: