Përfaqësuesja e Zvicrës ka nxjerr një barazim të artë në përballjen ndaj Brazilit, ndeshje kjo e vlefshme për grupin “E” në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”. Edhe pse brazilianët të udhëhequr nga Nejmar ishin favorit absolut në përballjen që u zhvillua në Rostov, në fund zviceranët të udhëhequr nga katërshja shqiptare, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, i’a doli të marrë një pikë të madhe, që me siguri se do ju shërbej në ndeshjet në vijim të grupit.
Falë perlës së Kutinjos në minutën e 20-të, Brazili kaloi në epërsi, ndërsa saktësisht pas gjysmë ore lojë, Zvicra arriti që të barazojë me anë të Zuber.
Ishte ky barazimi i dytë mes këtyre dy Kombëtareve në kuadër të një Botërori, pas atij barazimi 2:2 në Botërorin e vitit 1950-të.
Ndeshjen e rradhës Zvicra e zhvillon ndaj Serbisë, teksa Brazili do të përballet me Kosta Rikën.