Lavdrim Fazliu, një talent ky vetëm 19-vjeçar që po zhvillohet nën hije, por që me cilësitë e tij po dëshmon se para tij është një e ardhme shumë e ndritur. Talentin e tij që posedon e kanë vërejtur edhe drejtuesit e Rabotniçkit, pjesë e së cilës skuadër është që 5 vite me rradhë. Ai ka kaluar disa gjenerata te skuadra shkupjane, e cila tashmë i ka ofruar atij edhe kontratën e parë profesionale.
Rabotniçki dhe Lavdrim Fazliu kanë nënshkruar kontratë 4-vjeçare, ndërsa ky besim i drejtuesve të klubit ka lënë të kënaqur edhe vetë futbollistin shkupjan, i cili enkas për “infOSport.mk”, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që drejtuesit, ekipi dhe trajnerët besojnë tek unë. Është kjo kontrata ime e parë d.m.th profesionale që do bëjë që unë të punojë shumë më shumë dhe në çdo kohë të kërkojë rastin tim për të dëshmuar cilësitë edhe para trajnerit Gjore Jovanovski, për të cilin kam shumë respekt, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një strateg shumë të madh, të cilin si të tillë e kanë bërë edhe rezultatet e arritura gjatë karrierës së tij. Mua tashmë nuk më mbetet asgjë tjetër vetëm se të përgatitem në maksimum dhe të shfrytëzojë rastin e dhënë nga ana e ekipit të Rabotniçkit, që mund të them se është një çerdhe talentësh”
Përveç Lavdrim Fazliut kontratë 4 vjeçare me Rabotniçkin nënshkroi edhe Besnik Ferati, tashmë një ish futbollist i FC Shkupit, ndërsa gjithashtu drejtuesit e “romantikëve” me kontrata lidhën edhe tre talnetët e tjerë, si Martin Petrovski, Stefan Simonovski dhe Kristijan Dodevski.