Palermo rrëshqet, Frosinone sërish në “Serie A” (VIDEO)

Skuadra e Palermos nuk arriti që të rikthehet në “Serie A”, atje ku sezonin tjetër do të luaj Frosinone, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat u takuan përballë njëra tjetrës në ndeshjet finale të “Play-off-it”, ndërsa deçizive për inkuadrimin e Frosinones në elitën e futbollit italian rezultoi ndeshja e dytë, ajo e së shtunës në mbrëmje, në të cilën shënuan fitore 2:0 si nikoqir. Nndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në fushën e Palermos, ishte mbyllur me fitoren 2:1 të skuadrës “siciliane”.

Ilija Nestorovski luajti që nga minuta e parë, teksa në pjesën e dytë në lojë te Palermo te kjo skuadër u inkuadrua edhe Aleksandar Trajkovski. Mirëpo që të dy sulmuesit maqedonas nuk arritën që të ndihmojnë skuadërn e tyre, që të paktën të shënojë një gol.

Frosinone që të dy golat i realizoi gjatë pjesës së dytë. Ishte Rafaele Majelo, ai i cili në minutën e 52-të shënoi një super gol, teksa në minutën e 6-të shtesë Kamilo Siano vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Frosinone 2, Palermo 0.

Në këtë mënyrë Frosinone rikthehet në “Serie A”, pjesë e së cilës ishte edhe në sezonin 2015/2016. Do të jetë kjo hera e dytë në historikun e kësaj skuadre që do të luaj në mesin e më të mirëve, teksa Palermo do të duhet të luaj edhe një vit tjetër në “Serie B” dhe shansin për u rikthyer në elitën e futbollit italian do të duhet ta kërkoj sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply