Njëri prej futbollistëve shqiptarë që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, ka thyer traditën, kur është në pyetje këndimi i himnit që bëhet para fillimit të ndeshjeve futbollistike.
Në rreshtimin në fushë para duelit ndaj Brazilit, pamjet filmike treguan qartë se si Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami qëndruan pa lëvizur fare teksa dëgjohej në sfond himni zvicerian, ndërsa Granit Xhaka filloi ta këndonte atë, ndonëse jo me aq entuziazëm si shokët e tjerë të skuadrës.
Më përpara, qëndrimi pa kënduar gjatë himnit i futbollistëve me origjinë shqiptare, apo edhe futbollistëve të tjerë të kësaj përfaqësueseje me origjinë nga vende të tjera, është kthyer në objekt polemikash.
Në Zvicër insistojnë se në rastin e Valon Behramit, kjo i ka kushtuar edhe shiritin e kapitenit të përfaqësueses, duke ia kaluar atë Lihtshtajner. (vipsport.al)