Futbollisti shqiptarë i Arsenalit, Granit Xhaka ka vazhduar kontratën me “topçinjtë”, sipas së cilës pjesë e tyre do të jetë në 5 vitet e ardhshme.
Sipas kontratës së re, Xhaka pjesë e klubit londinez do të jetë deri në vitin 2023-të, kjo edhe pas insistimit të trajnerit të ri, Unaj Emeri.
“Jam i kënaqur që Xhaka e pranoi ofertën tonë për marrëveshje të re. Ai është një futbollist i rëndësishëm për Arsenalin, i cili mund të zhvillohet edhe më tej në repartin e mesfushës. Shpresoj të ketë një paraqitje të mirë në kuadrë të Botërorit në Rusi dhe se do të rikthehet i gatshëm për sezonin e ri në skuadrën tonë” – tha Emeri.
25-vjeçari Xhaka pjesë e Arsenalit është që nga vera e vitit 2016-të, ndërsa sezonin e kaluar ishte një ndër futbollistët më standard, duke luajtur në të gjitha 38 ndeshjet kampionale, ku arriti që të realizojë një gol në përballjen ndaj Liverpullit, teksa asistoi në 7 gola të tjerë të realizuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij.