Pas gjysmë ore në “Luzhniki Arena” do të startojë super ndeshja e grupit “F”, midis Gjermanisë dhe Meksikës. Është kjo ndeshja e parë në kuadër të këtij grupi që do të zhvillohet në Botërorin “Rusi 2018”, ku “pancirët” shihen si favoritë absolut.
Tekniku i gjermanëve, Joakim Lëv, ka lënë në stol futbollistë si Rojsh apo Gjundogan, ndërkohë që titullar do të luajë Platenhardt i Shalkes. Nga ana tjetër, Meksika do të synojë të marrë pikë ndaj kampionëve të botës, ku sulmin e udhëheq Çiçarito Hernandez, sih sulmuesi i njohur i Mançester Junajtedit dhe Realit të Madridit.
Formacionet zyrtare: