Serbia në ndeshjen e parë të ditës së tretë të Botërorit “Rusi 2018” mundi Kosta Rikën me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për Serbinë e realizoi Aleksandar Kolarov, edhe atë nga gjuajtja e lirë, që njëherit ishte edhe goli i tretë i shënuar në këtë fillim kampionat nga gjuajtjet e lira.
Kësisoj ky Botëror arrinë që në fazën e hershme Botërorin e vitit 2014-të në Brazil, kur për gjithë kampionatit ishin shënuar vetëm tre gola.
Rikujtojmë golin e parë nga gjuajtja e lirë në Botërorin e Rusisë e realizoi futbollisti i nikoqirëve të këtij eventi futbollistik, Aleksandar Golovin, kur me një super gol vendosi rezultatin përfundimtarë Rusia 5, Arabia Saudite 0, teksa goli i dytë mban firmën e Kristiano Ronaldos, i cili shënoi një gol fantastik përballë Spanjës, duke i dhënë një pikë Portugalisë së tij që në fund arriti një barazim 3:3 ndaj “Furisë së Kuqe”.