Kroacia pa probleme ndaj Nigerisë, fitoi edhe Danimarka (VIDEO)

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore 2:0 ndaj Nigerisë në ndeshjen e parë të saj në kuadër të grupit “C”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra ballkanase ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në fushë, ndërsa këtë e dëshmoi për gjatë 90-të minutave.

Edhe përkundër dominimit megjithatë goli i parë i kroatëve mban firmën e nigerianit, Etebo. E gjithë kjo situatë e padëshiruar para portës nigeriane ndodhi në minutën e 32-të, teksa golin e dytë kroatët e realizuan në minutën e 71-të me anë të Luka Modriç, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Një fitore tjetër për skuadrat europiane ndodhi edhe në ndeshjen e grupit “C”, ku Danimarka falë golit të Jusuf Poulsen në minutën e 71-të mundi Perun. Këta të fundit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë humbën një penalti, e cila në fund ju shkaktoi me disfatën e parë në Botërorin e Rusisë.

Peru 0-1 Denmark Goals | Match Highlights – World Cup 2018 by footbie.com

Leave a Reply