Uruguai ka mposhtur Egjiptin me rezultat 1:0 në ndeshjen e dytë të Grupit “A” të vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Ishte kjo një ndeshje mjaft interesante ku fituesi u vendos fare në fund. Uruguaianët tentuan më shumë për të gjetur rrjetën, mirëpo dështuan në të gjitha tentativat e tyre, kjo deri në minutën e 89-të, atëherë kur në skenë foli futbollisti i Atletiko Madridit, Himenez dhe me kokë shënoi një gol të bukur, që në fund Uruguait i siguroi tre pikë të mëdha.
Falë kësaj fitore Egjipti barazohet me Rusinë, që të dyja kombëtaret me nga 3 pikë në grupin “A”, teksa Egjipti dhe Arabia Saudite nuk kanë asnjë pikë.