
Teksa në Rusi po zhvillohet Kampionati Botëror në futboll, në Poloni është vendosur një rekord “Guinness”, e që ka të bëjë me topin e futbollit.
Në Krakov, një qytet në jug të vendit, 1.444 persona të të gjitha moshave u mblodhën në shesh dhe nisën njëkohësisht zhonglimin me top.
Ideja ishte që të gjithë personat në shesh të zhonglonin topin e futbollit njëkohësisht sa më gjatë që të mundeshin dhe ata e arritën këtë për 10 sekonda.
Rekordi i mëparshëm u vendos në Itali, ku ishin 1406 persona që zhongluan njëkohësisht për pak kohë.