Kristiano Ronaldo – Spanja 3:3 (VIDEO)

Portugalia dhe Spanja kanë ndarë pikët në derbi ndeshjen e grupit “B” në kuadër të KB “Rusi 2018”.

Ishte kjo ndeshja më interesante e këtyre dy ditëve të para, e cila dhuroi plotë 6 gola, dhe një barazim 3:3.

Portugal vs Spain HIGHLIGHTS (3-3) World Cup 2018 by footbie.com

Portugalia dy herë ishte në epërsi përmes yllit të tyre, Kristiano Ronaldo (4’, 44’), por portugezit iu përgjigj Diego Kosta, duke shënuar dygolësh (24’, 55’), e duke e kthyer në lojë skuadrën spanjolle.

Ndërkohë, Spanja përmes mbrojtësit Naço Fernandez (58’), kaloj për herë të parë në avantazh prej 2:3. Dhe kur mendohej se Spanja do të merrte pikët maksimale në këtë takim, kështu nuk mendoi edhe futbollisti më i mirë portugez, Kristiano Ronaldo, i cili në minutën e 88-të më një super-gol nga gjuajtja e lirë ia siguroi një pikë Portugalisë nga kjo ndeshje tejet dramatike.

Grupin “B” pas xhiros së parë e kryeson Irani më tre pikë, Portugalia dhe Spanja ndajnë pozitën e dytë me nga një pikë, teksa Maroko renditet në pozitën e fundit me zero pikë.

Leave a Reply