Edhe ndeshja e dytë e ditës së dytë në kuadër të Btërorit “Rusi 2018” është mbyllur me vetëm një gol të shënuar, dhe sërish në minutat e fundit të takimit, njofton “infOSport.mk”.
Për dallim nga Uruguai që falë golit të Himenez në minutën e 89-të mundi Egjiptin, Irani falë një autogoli të shënuar nga Aziz Buhaduz në minutën e 95-të shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Marokos në ndeshjen e parë të grupit “B”.
Ishte kjo vetëm fitorja e dytë për Iranin në historikun e Kampionateve Botërore, dhe kuptohet me shumë vlera pasi iranianët morrën një tre pikësh shumë të vlefshmë për vazhdim të garave të mëtutjeshme në këtë kampionat.
Më vonë me fillim në ora 20:00 nga ky grup, në program është super derbi, Spanjë-Portugali.
Aziz Bouhaddouz Own Goal | Morocco 0-1 Iran by footbie.com