Rusia e nisi me “manita” Botërorin në tokën e saj (VIDEO)

Rusia e ka nisur me këmbë të mbarë Botërorin e futbollit që këtë vit po mbahet pikërisht në tokën ruse, njofton ‘infOSport.mk’. Rusia në ndeshjen e parë të grupit “A”, mundi Arabinë Saudite me rezultatin 5:0, duke kënaqur të gjithë tifozët rus të pranishëm në stadiumin “Luzhniki”.

Golin e parë në këtë Botëror  e realizoi Jurij Gazinski në minutën e 12-të, kur shënoi me kokë, pas asistimit të Aleksandar Golovin, teksa goli i dytë mban firmën e rezervistit Denis Çerishev në minutën e 43-të.

Ky i fundit në minutën e 24-të zëvendësoi sulmuesin e dëmtuar Xhagoev, ndërsa në fund doli të jetë si zëvendësim i qëlluar nga ana e trajnerit Çerçesov, pasi i njëjti në minutën e parë shtesë të takimit realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Rusinë.

Ndërkohë sa i përket golit të tretë, ai ishte pjesë e Dzyuba, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të, ndërsa vetëm pas 60 sekondave jo të plota në lojë shënoi golin e tretë, teksa Aleksandar Golovin, që po kërkohet nga Juventusi në minutën e katërt shtesë me një super gol nga gjuajtja e lirë vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Rusia 5, Arabia Saudite 0.

Ishte kjo ndeshja e parë e grupit “A”, ndërsa nesër nga ky grup në program është ndeshja midis Egjiptit të Mohamed Sallah dhe Uruguait.

Leave a Reply