Trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo këto ditë kishte bërë parashikimet e tij, mirëpo së fundmi ka dhënë një deklaratë që ka befasuar të gjithë.
Sipas strategut portugez të Mançester Junajtedit, Kombëtarja e Anglisë është një favorite për ta ngritur trofeun e Kupës së Botës në Rusi.
“Mendoj se Anglia ka gjasa shumë të mira ta fitojnë Botërorin, sepse kanë një grup lojtarësh të ri, por me shumë eksperiencë”, – tha Murinjo.
“Të gjithë lojtarët e Anglisë luajnë në ligën më të fuqishme në botë, Premierligën angleze dhe të gjithë janë pjesë e skuadrave më të mira angleze. Përkundër se janë mjaft të ri, kanë përvojë të madhe qoftë edhe në Ligën e Kampionëve, që është niveli më i lartë i futbollit evropian”, – deklaroi trajneri portugez.
Sa i përket përfaqësueseve tjera që cilësohen favorite si, Gjermania, Franca apo Brazili, Hoze Murinjo u shpreh se, ato kanë skuadra të mira, por jo gjithmonë skuadrat e mira, përbëjnë një ekip të mirë.
Kurse, përkundër se janë fanatikë të mëdhenj të futbollit, këtë gjë, që Anglia do ta fitoj Botërorin, nuk e besojnë as tifozët anglez, të cilët kanë bërë shaka me deklaratën e Murinjos.