Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (KAS) sapo ka bërë zyrtarë vendimin lidhur me skuadrën shqiptare të Skënderbeut për pezullimin e vendimit të UEFA-s për dënimin 10-vjeçar të skuadrës korçare.
KAS ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s duke përjashtuar kësisoj klubin korçar nga ky edicion i Ligës së Kampionëve, ashtu që Shqipëria në turneun më prestigjioz europian do të përfaqësohet me skuadrën e Kukësit.
Rikujtojmë Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA në mbledhjen e 21 marsit të këtij viti kishte marrë edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Europës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim.