Antuan Grizman ka marrë më në fund vendimin e tij se ku do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi francez, nëpërmjet një dokumentari të quajtur pikërisht “Vendimi”, ka zbuluar se do të qëndronte te Atletiko Madrid për të vazhduar nën urdhrat e Diego Simeones.
Futbollisti është filmuar vazhdimisht nga një trupë televizive që nga muaji prill, kur ka marrë ofertën e Barcelonës, dhe dokumentari është ndërtuar duke treguar të gjitha etapat që çuan në vendimin e tij. Nga njëra anë ishte mundësia për të fituar më lehë me Barcelonën. Nga ana tjetër ishte trajtimi si një yll te Atletiko e jo si pjesë e një grupi yjesh dhe sigurisht mundësia për të qenë ai njeriu që do të udhëhiqte këtë klub drejt Ligës së Kampioneve, pas dy finaleve të humbura.
Në fund, Grizman bëri të qartë se nuk do të largohej, duke mbyllur kështu një nga telenovelat e merkatos së verës, para fillimit të Botërorit pasi nuk dëshironte të shpërqendrohej gjatë aktivitetit. (vipsport.al)
Mi afición, mi equipo, MI CASA! @atleti 🔴⚪🔴
Mes supporters, mon équipe, MA MAISON ! @AtletiFR 🔴⚪🔴
My fans, my team, MY HOME!!! @atletienglish 🔴⚪🔴 pic.twitter.com/ByD8Cju5Yb
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) June 14, 2018