Skuadra turke e Beshiktashit pasi këtë vit humbi garën për titullin e kampionit me Galatasarajin, dëshiron që me çdo kusht në këtë afat kalimtarë të verës të përforcojë rradhët e veta me futbollistë cilësor, përmes të cilëve sezonin e ri do të shpresonte se do të rikthente titullin kampion në vitrinat e saj, shkruan “infOSport.mk”.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, drejtuesit e skuadrës turke kanë arritur një marrëveshje gojore me homologët e tyre të Lionit, për transferimin e mbrojtësit të djathtë brazilian, Rafael.
Bëhet fjalë për një ish futbollist të Mançester Junajtedit, i cili pjesë e Lionit është që nga vera e vitit 2015-të. Beshiktashi edhe më herët interesohej për shërbimet e brazilianit me pasaportë portugeze, mirëpo një ofertë e mëhershme e drejtuesve të skuadrës nga Stambolli ishte refuzuar nga ana e atyre të Lionit.
Mirëpo pozicionet e të dy klubeve që nga ajo kohë janë ndryshuar, ashtu që drejtuesit e të dyja klubeve thuhet të kenë arritur tashmë marrëveshje gojore.
E githë kjo nënkupton se shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje, për të cilën nga të dyja taboret nuk përmendin fare shifra.