Vardari prezanton Xhufon, bashkë me të edhe një tjetër nga Australia

Skuadra nënkampione e vendit, Vardari ka prezantuar dy futbollistët e rradhës në këtë fillim merkatoje. Lajmi i paralajmëruar që javë më parë nga “infOSport.mk” sot u bë edhe zyrtarë, ish futbollisti i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo, u prezantua me fanellën e Vardarit, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë ditës së sotme gjithashtu prezantuan edhe Aleks Taleskin.

Bëhet fjalë për një futbollist të lindur në Australi, mirëpo që ka origjinë nga Maqedonia. Taleski i cili luan si mesfushor ofenziv, vetëm pas 4 ditëve mbush të 18-tat, ndërsa me Vardarin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Kontratë dy vjeçare nënshkroi edhe Xhufo, i cili do të provoj veten edhe për të dytën herë në futbollin në Maqedoni. Rikujtojmë në periudhën 2015-2017 ai ishte pjesë e Shkëndijës, ndërsa te Vardari vjen nga rradhët e skuadrës së Flamurtarit nga Superliga shqiptare.

Leave a Reply