Kire Markoski vazhdon karrierën në Qipro

Futbollisti i Rabotniçkit, Kire Markoski, njëherit edhe reprezentues i Maqedonisë karrierën e tij do ta vazhdojë në Qipro, te skuadra e AEL Limasol, njofton “gol.mk”, përcjellë “infOSport.mk”.

Drejtuesit e skuadrës qipriote tashmë një kohë më të gjatë ishin vënë në përcjellje të reprezentuesit maqedonas, i cili është pranë transferimit të tij të parë jashtë Maqedonisë. Ai përveç me Rabotniçkin, gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Makedonija Gj.P, ndërsa te AEL Limasol do i bashkohet bashkëkombasit të tij, Davor Zdravkovski.

23-vjeçari Kire Markoski te skuadra qipriote pritet të prezanatohet gjatë këtyre ditëve, menjëhreë pasi ti kalojë edhe testet mjekësore.

Leave a Reply