Derisa 8 skuadra kanë hyrë fuqishëm në merkato edhe pse ende nuk ka filluar afati kalimtar, janë 2 skuadra të tjera të LPFM-së, që ende nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përforcim në skuadrat e tyre, shkruan “infOSport.mk”.
Shkëndija, FC Shkupi, Vardari, Rabotniçki, Sileksi, Akademia Pandev, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Bellasica janë skuadrat që deri tani kanë sjellur në përbërje disa futbollistë mjaft kualitativ, dhe premtojnë që do të ketë edhe risi tjera sa i përket afatit kalimtar, ndërsa dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë marrë një hap të tillë, janë Pobeda dhe Renova.
Një pjesë e mirë e futbollistëve të skuadrës nga Xhepçishti janë me kontrata të përfunduara dhe mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj skuadre edhe në edicionin 2018/2019, ndërkohë sa i përket Pobedës, kjo skuadër sezonin e ri do ta nis pa shërbimet e mesfushorit, Filip Najdovski, i cili përforcoi rradhët e Vardarit.