Beshiktashi është në bisedime e sipër me Liverpullin për angazhimin e sulmuesit anglez, Daniel Starixh. Anglezi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klop, ndërsa sezonin e kaluar luajti si i huazuar te skuadra e Uest Bromuiç Albion.
Sipas të gjitha gjasave ai nuk do të mbetet në “Enfilld Roud”, ndërsa nga i gjithë ky rast dëshirojnë të përfitojnë “Shqiponjat e Zeza” dhe të transferojnë në Stamboll.
Kontaktet në nivel klubesh mirëpo edhe me agjentin e futbollistit, turkun Eken po vazhdojnë, ashtu që pritet të arrihet edhe marrëveshja. Klubi anglez kërkon 15 milion euro, ndërsa nga tabori i Beshiktashit janë të gatshëm të japin vetëm 5 milion. Ditëve në vijim pritet që të arrihet një kompromis dhe Beshiktashi të plotësojë dëshirën e trajnerit Shenoll Gunesh për të pasur në rradhët e veta një sulmues të kalibrit të lartë, sidomos pas largimit të Taliskas.