Kampionati spanjoll i futbollit La Liga, ka përfshirë dy golat e Enisit Bardhit në mesin e 10-të gjuajtjeve të lira më të bukura në sezonin 2017/18. Goli i Bardhit ndaj Deportivo Lakurunjës është renditur i dyti në listë, pas atij të Lionel Mesit që kryeson këtë përzgjedhje me golin e shënuar përballë Las Palmasit, ndërsa goli tjetër i shkupjanit kundër Real Sosiedatit është vlerësuar në vendin e 7-të të kësaj përzgjedhje.
Në TOP 10-shen e golave më të bukur nga gjuajtjet e lira janë përfshirë edhe emrat si Grizman, Vas, Guardado, El Hadadi dhe Timor. Vlenë të theksojmë se nga 10-të gola të përzgjedhur nga La Liga, 5 mbajnë firmën e Bardhit dhe Mesit, me këtë të fundit që ishte i përfshirë me tre gola.