Atletiko Madridit ka arritur që të mposhtë konkurrentët në garën për nënshkrimin e anësorit të majtë ofenziv të Monakos, Toma Lemer. Lajmin e konfirmoi edhe vetë klubi francez, duke pohuar se është arritur marrëveshja për transferimin e talentit francez drejt Madridit.
Talenti 22-vjeçari bëri një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e Monakos, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura europiane. Për shërbimet e tij intereshoheshin emra gjigandë, si Arsenal, Mançester Siti, Liverpull, Juventus dhe Barcelona.
Me transferimin e Lemar, Atletiko duket se në një farë mënyre ka kënaqur sulmuesin e saj, Antuan Grizman, i cili për të qëndruar në Madrid ka kërkuar një skuadër klasi me përforcime të bujshme.