ZYRTARE, Rabotniçki bënë për vete francezin Bopesu

Rabotniçki vazhdon të jetë “kryefjala” e padiskutueshme e merkatos verore në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Pas mbylljes së operacioneve me Oliver Peev, Filip Petkovski, Ljubomir Stevanoviç dhe Dushan Steviç, “romantikët” siguruan edhe transferimin e 5-të, duke prezantuar francezin, Zhoel Bopesu.

Ky i fundit 6 muajt e fundit ishte pjesë e skuadrës së Skopjes nga Autokomanda, që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Bopesu me Rabotniçkin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa me angazhimin e tij skuadra nga “Parku i Qytetit” ka përfituar në cilësi në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku për momentin luan futbollisti shqiptarë, Bunjamin Asani. 23-vjeçari Bopesu shkëlqeu me fanellën e Skopjes në stinorin pranveror, duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet, ku edhe kishte realizuar një gol, atë kundër Renovës në ndeshjen e zhvilluar në Autokomandë.

Skopje avanson ndaj Renoves

SKOPJE AVANSON NDAJ RENOVESSKOPJE – RENOVA 1:0(J. Bopesu 75')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Leave a Reply