Roma ka bërë një super transferim gjatë ditës së sotme, duke angazhuar në rradhët e veta super talentin holandez, Xhastin Klajvert, ndryshe djali i sulmuesit të njohur “tulipan”, Patrik Klajvert.
Xhastin karrierën e tij e kishte nisur te Ajaksi, te e cila skuadër kishte kaluar 11 vite të plota, ndërsa tashmë për një shumë prej 18 milion eurove i është bashkuar skuadrës së njohur italiane të Romës, që ka qenë mjaft aktive në këtë fillim merkatoje vere.
Për shërbimet e Xhastin interesoheshin edhe disa klube të tjera, kryesisht nga Anglia, në mesin e të cilëve ishin edhe gjigandët e Mançester Junajtedit, mirëpo që në fund talenti holandez vendos të vazhdojë karrierën në “Serie A”.
Gjatë ditës Xhastin Klajvert do të ju nënshtrohet testeve mjekësore, pas së cilave do të pasojë edhe prezantimi zyrtarë para mediave.