Më 9 qershor në ora 9 të mëngjesit vdiq numri 9 legjendar i Prishtinës, Fadil Vokrri. Pikërisht për këtë legjendë, mbrëmë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 të Kosovës, u diskutua gjërë e gjatë, ndërsa ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, duke folur për lidhjen që ka pasur me Vokrrin, tregoj një detaj interesant lidhur me mikun e tij të ngushtë, e që kishte të bëjë me numrin 9.
“Është interesante… Fadili ka mbajtur dresin me numrin 9. Pas pranimit (të Kosovës në FIFA), filloi të shpërndante dresa me numrin 9. Vdiq me 9 qershor, në orën 9”, është shprehur ai në T7. “Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti.