Kapiteni i Paris Sen Zhermenit dhe njëherit Kombëtares së Brazilit, Tiago Silva, vetëm ddy ditë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi, ka folur për të ardhmen e tij.
Mbrojtësi ka thënë se ende nuk ka vendosur, por se do i pëlqente të mbyllte karrierën te Milani, pjesë e së cilës skuadër ishte për tre vite (2009-2012).
“Do ktheheni në Milano? Nuk është kurrë e lehtë të flasësh për të ardhmen në futboll. ‘Kurrë mos thuaj kurrë’, çdo gjë është e mundur. Të kthehesha aty për të mbyllur karrierën time do ishte një gjë e bukur”, – ka thënë Silva për “Gazetta dello Sport”.