Boksieri britanik, Dejvid Haje ka njoftuar pensionimin nga boksi profesionist, pas disfatës së muajit të kaluar nga Tony Bellev.
37-vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij pas humbjes së pestë, e dyta e njëpasnjëshme nga Bellev.
Haje njihet si një nga boksierët më të mirë të dekadës së fundit. Në nëntor të vitit 2009 ai kishte marrë titullin në WBA pas fitores ndaj shtatëgjatit Valuev në Gjermani.
Ai gjithashtu njihet edhe për kritikat e tij ndaj Kliçkos si dhe pas asaj përleshje gjatë konferencës për shtyp me Çisoran.
Haye u rikthye në janar të vitit 2016 pas një lëndimi që kishte, por që nuk arriti më të ngjitej sërish në majat e boksit profesionist.