Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane. Me anë të një komunikate të shkurtër për shtyp, skuadra kampione e Europës ka njoftuar se Julen Lopetegi do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës “madrilene”.
Trajneri aktual i Spanjës do të nisë punën me Realin menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa me “mbretërit” ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021.
Madje “AS” ka zbuluar edhe përforcimin e parë të Realit me në krye Lopetegin. Bëhet fjalë për super-talentin e Santosit, Rodrygo, me të cilin i njëjti burim pohon se “madrilenët” kanë arritur akordin.
Rodrygo është vetëm 17-vjeç, ndërsa me fanellën e Santosit në 15 paraqitje ka regjistruar 6 gola dhe 2 asistime.
Për shërbimet e tij drejtuesit “madrilen” kanë paguar 45 milion euro, ndërsa në Spanja ai do të mund të luaj vetëm në vitin 2020, kur do të jetë 19-vjeç.