Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka mësuar emrin e kundërshtarit në kuadër të paraeliminatoreve të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Gjilani në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale të rundit preliminar, i cili debuton për herë të parë këtë sezon me katër skuadra kampione të vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA, për kundërshtarë do të ketë skuadrën e FC Santa Coloma nga Andora.
Ndeshja në fjalë në program është me datë 26 qershor, kur gjithashtu do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër midis SP La Fiorita nga San Marino dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Fituesit e këtyre takimeve do të takohen në finalen e madhe të 29 qershorit, kur do të mësohet skuadra që do të luaj në fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.
Të gjitha ndeshjet e raundit preliminar luhen në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar.