Se Barcelona e dëshiron transferimin e Kristian Eriksen në “Kamp Nou” është më se e qartë. Drejtuesit “katalunas” një kohë më të gjatë po shohin mundësite e transferimit të danezit në La Liga, mirëpo pa sukses, ndërsa si duket së fundmi ata kanë gjetur formulën e duhur për të bërë një gjë të tillë.
Sipas të përditshmes katalunase, “Sport” Barcelona në tratativën për të marrë Eriksenin, mund të përdorë interesin e Totenhamit që kjo skuadër ka për Rafinjan.
Rafinha kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim te Interi, por skuadra e Serie A nuk e ka aktivizuar opsionin e tij të blerjes prej 35 milionë eurosh.
Mesfushori nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde për sezonin e ri, ashtu që “katalunasit” mund të përdorin interesin e trajnerit të “spërsave”, Mauricio Poçetino për Rrafinjan, dhe ta përfshijnë atë si pjesë e një marrëveshjeje për t’a transferuar mesfushorin ofanziv Kristian Eriksen.