Në vitin 1994 në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shënuar një prej rekordeve më të mëdha në historinë e Botëroreve.
Sulmuesi rus, Oleg Salenko, arriti një rekord të paprekur deri tani në ndeshjen ndaj Kamerunit, ndaj së cilës kombëtare Rusia kishte shënuar fitore me rezultatin 6:1.
Në atë ndeshje sulmuesi rus, patë shënuar plotë 5 gola, duke fituar në fund edhe Këpucën e Artë të atij Botërori, të cilit në fund iu gëzua Kombëtarja e Brazilit.