Drita po bëhet gati për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërkohë që drejtuesit e klubit ende po punojnë për përforcimet. I mirëseardhur do të kishte qenë edhe Xherdan Shaqiri, i cili aktualisht është në pritje të konfirmimit të klubit të ri për edicionin vijues, por ndodhet ndërmjet Liverpool-it dhe Ëest Ham-it, ani pse së fundmi ka pozuar me fanelën e Dritës, raporton Gazetasheshi.com.
Shaqiri njihet si një mbështetës i madh i FC Dritës, ndërkohë së fundmi ai ka pozuar me fanelën kaltër e bardh, teksa i është përgatitur edhe numri 23 për të.
Shaqiri aktualisht ndodhet me Zvicrën në Rusi, teksa së bashku me tre shqiptarë të tjerë të kësaj Përfaqësuese do luajnë në Kampionatin Botërorë.