Skuadra francez e Nica-s gjatë ditës së sotme ka prezantuar trajnerin e saj të ri, Patrik Vieira.
Ish futbollisti i njohur i Arsenalit, Mançester Sitit dhe njëkohësisht i Kombëtares franceze në postin e trajnerit te Nica do të zëvendësojë Lusien Favre, i cili vendosi që të rikthehet sërish në Gjermani, duke marrë drejtimin e Borusia Dortmundit.
Vieira si trajner së fundmi ka punuar në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar Nju Jork Sitin, edhe atë deri në fundjavën që lamë pas.