Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo nuk duket i brengosur për të ardhmen e tij. Një gjë të tillë pohon bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar të Portugalisë, Manuel Fernandesh, i cili insiston se Ronaldo nuk është aspak i merakosur lidhur me spekullimet që qarkullojnë nëpër media.
“Nuk kam asgjë negative për të thënë për Cristianon, ai duket i përqendruar dhe aspak i merakosur për të ardhmen e vetë” – ka thënë Fernandesh.
Ronaldo sugjeroi se mund të largohet nga Madridi pak momente pasi e fitoi titullin e tretë me rradhë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpullit. Ai pas asaj finale të 26 majit në Kiev, pati thënë se “ishte kënaqësi të isha pjesë e Real Madrid”.