Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Stefan Kocev, sot edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Sileksit, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi që mbrëmë, teksa sot ky transferim u bë realitet.
Kocev vitin e kaluar luajti në Superligën e Kosovës me fanellën e Lirisë së Prizrenit, ndërsa tashmë sërish rikthehet në Maqedoni, ku do të luaj te një ndër skuadrat më të mira të vendit.
Kocev te Sileksi do të bartë fanellën me numër 23, ndërsa skuadra nga Kratova është skuadra e tij e dytë në Maqedoni, pas Bregallnicës. Pjesë e skuadrës nga Shtipi, Kocev ishte për 4 vite të plota, duke zhvilluar 67 ndeshje dhe duke regjistruar edhe një gol.
Stefan Kocev është futbollisti i katërt që nënshkruan me skuadrën nga Kratova, pas Filip Milenkosvkit, ish sulmuesit të FC Shkupit, Emanuel Mbella si dhe portierit serb, Spasoje Stefanoviç.