Edhe pse konsiderohej si transferim i sigurtë ai i Nabil Fekir nga Lioni te Liverpulli, i njëjti ka dështuar. Një gjë të tillë kanë pohuar nga klubi francez, mirëpo duke mos treguar edhe ndonjë arsye.
“Negociatat për transferimin e Fekir te Liverpulli nuk ishin të suksesshme dhe Lioni vendosi që të ju jap fund të njëjtave” – thuhet në kumtesën e klubit francez.
Transferimi i fantazistit të Lionit për një shumë prej 57 milion sterlina konsiderohej si punë e kryer nga ana e shumë mediave, të cilat madje njoftuan se Fekir kishte kaluar edhe testet mjekësore te skuadra nga “Enfilld Roud” dhe se transferimi i tij është në fazën finale, mirëpo që në fund gjithçka bie në ujë.