Teksa Argjentina pretendon që të jetë ajo që do të ngrejë edhe Kupën e Botës në finalen e 15 korrikut, vetëm pak ditë para startit të Botërorit Rusi 2018 një “Tërmet” i vërtetë po ndodh në kampin e amerikano latinëve.
Horhe Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares së Argjentinës.
Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit, shkruan “La Repubblica”.
Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.
Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë këto histori bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavecin se pi hashash.
Ndërkohë Presidenti i Federatës argjentinase të futbollit, Klaudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për shkarkimin e Sampaolit përpara fillimit të Kupës së Botës.