Taliska i Beshiktashit transferohet në Kinë

Braziliani Anderson Taliska karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Kinë, te skuadra  e Guangzhu Evergrande.

Taliska dy sezonet e fundit si i huazuar luajti te skuadra turke e Beshiktashit, drejtuesit e së cilës skuadër megjithatë nuk u treguan të gatshëm për të blerë kartonin e tij. Në këtë mënyrë drejtuesit e Benfikës vendosën që brazilianin ta huazojnë në Kinë, te skuadra e Guangzhu.

Te kjo skuadër Taliska vjen me rekomandim të trajnerit Fabio Kanavaro, i cili me skuadrën e tij këtë vit ka ambicie për tu shpallur kampion.

Brenda dy sezoneve të kaluara te Beshiktashi, Taliska zhvilloi 80 ndeshje, duke realizuar edhe 37 gola, 14 prej të cilëve këtë edicion në 33 ndeshje kampionale në Superligën turke.

Leave a Reply