Franca dominoi, por në fund vetëm barazim ndaj SHBA-ve nxorri (VIDEO)

Një ndër skuadrat favorite për të fituar titullin e kampionit në KB “Rusi 2018”, Franca, nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj SHBA-ve në miqësoren e zhvilluar në “Park Olimpik Lion”.

Edhe përkundër dominimit të plotë që u përcollë me 18 goditje brenda kuadratit të portës së amerikanëve, “gjelat” në fund barazuan me rezultatin 1:1, transmeton “infOSport.mk”.

Amerikanët avansuan me golin e Xhulian Grin në minutën e 44-të, teksa në minutën e 78-të Kilian Mbape shënoi golin e barazimit duke shfrytëzuar harkimin nga e djathta në zonë të Benxhami Pavar.

Leave a Reply