Afati kalimtarë i verës në futbollin vendor do të nis me 15 qershor, dhe i njëjti do të përfundojë me 31 gusht.
Në këtë periudhë kohore , klubet edhe zyrtarisht mund të angazhojnë futbollist të rinj, edhe pse pjesa më e madhe e klubeve të Ligës së parë tashmë kanë bërë lëvizjet e para. Më aktiv deri më tani është treguar Rabotniçki, që ka angazhuar plotë 4 futbollistë, njëjtë sikurse edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, për të vijuar më pas edhe FC Shkupi, Shkëndija, Sileksi dhe Bellasica që kanë angazhuar nga dy futbollistë, ndërsa në fund u aktivizua edhe Akademia Pandev.
Vardari ka paralajmëruar rikthimin e Xhufos, ndërsa ende asnjë reagim nga Renova dhe Pobeda.