Braziliani Nejmar është kthyer në një fiksim për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, i cili është gati të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të shoh brazilianin në “Santiago Bernabeu”.
Skuadra kampione e Europës në fuqi është gati të shpenzojë 350 milionë euro për të siguruar shërbimet e ish futbollistit të Barcelonës.
Sipas asaj që raporton “Marca”, disa përfaqësues të madrilenëve javën e kaluar janë takuar me Nejmarin në Liverpull, kur Kombëtarja e Brazilit zhvilloi miqësoren ndaj Kroacisë.
Sipas të njëjtit burim takimi është mbyllur me sukses, me Nejmar, i cili ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.
Madje, ai ju ka thënë përfaqësuesve “madrilen” se është i gatshëm të rrisë presionin ndaj drejtuesve të PSZH-së që të pranojnë ofertën e Real Madridit.