
Pas largimit të Edis Maliqit, FC Shkupi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë. “infOSport.mk” mëson se “bardhekaltërit” nga Çairi janë në bisdime e sipër me Goran Siljanovskin e Flamurtarit, i cili gjithashtu kërkohet edhe nga tre klube të tjera nga Maqedonia, ndërsa gjithashtu interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe skuadra kroate e Osijekut.
“Jam në bisedime e sipër. Është e vërtetë se më kanë kontaktuar nga FC Shkupi, drejtuesit e së cilës skuadër po përgatisin një proekt shumë interesant, që realisht më pëlqeu, mirëpo mund të ju them se ende nuk kam vendosur” – u shpreh fillimisht enkas për “infOSport.mk”, Goran Siljanovski.
“Në lojë gjithashtu është edhe Flamurtari, 3 klube nga Maqedonia dje 1 nga Kroacia. Lidhur me klubet tjera nga Maqedonia, nuk dua të përmend emra. Prioritet është një transferim jashtë vendit, mirëpo sërish do e cek se më pëlqeu projekti i FC Shkupit, ashtu që këtyre ditëve pres të vendos për të ardhmen time” – tha Siljanovski.
Ish futbollisti i Rabotniçkit te Flamurtari sezonin e kaluar ishte një ndër futbollistët më standard duke zhvilluar 33 ndeshje kampionale (1 gol) dhe dy në kuadër të Kupës. Ai përveç Rabotniçkit dhe Flamurtarit në karrierën e tij kishte veshur edhe fanellën e Makedonija Gjorçe Petrovit, Vardarit dhe Renovës.