Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor që ka pasur gjatë ditës së sotme.
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e legjendës së futbollit kosovar.
Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i ishte rënduar gjendja, mirëpo e njëjta ishte përkeqësuar edhe më shumë, si pasojë e së cilës kishte ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.