Skuadra nënkampione e Europës, Liverpulli ka siguruar shërbimet e algjerianit me pasaportë franceze, Nabil Fekir. Një gjë të tillë pohon prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, që në një nga shkrimet e saj pohon akordin final të kapitenit të Lionit me Liverpullin.
Fekir do t’i kushtojë skuadrës angleze plotë 60 milionë euro, ndërsa kapiteni i Lionit pritet që nesër të kryejë vizitat mjekësore te klubi anglez.
Gjatë sezonit që sapo përfundoi, Fekir shënoi 23 gola në 40 ndeshje duke spikatur si futbollisti më i rëndësishëm i Lionit. Fekir do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës në Botërorin “Rusi 2018”.