Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori nuk vdiq në gjumë. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekoligjor, i kryer në trupin e të ndjerit, kapiten i Fiorentinës, që humbi jetën në mënyrë të papritur gjatë grumbullimit të skuadrës së tij në prag të transfertës me Udinezen.
Ajo që i shkaktoi vdekjen Astorit ishte rritja e menjëhershme e rrahjeve të zemrës, që njihet ndryshme si takiritmi, e kundërta e rezultatit që u nxor nga autopsia e parë (rrajhet e ngadalta të zemrës).
Sipas mjekëve Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, që janë kujdesur në veçanti për të zbuluar të vërtetën, zemra e Astorit ka nisur krejt papritur të rrahë me shpejtësi dhe për fat të keq nuk ka patur njeri afër për ta ndihmuar.
Kjo është drama e vërtetë e ish-kapitenit të Fiorentinës, sepse nëse do ta ndante dhomën me një shok të skuadrës, do të ishte dhënë alarmi e me shumë mundësi sot do të ishte gjallë.
Davide preferoi të qëndronte vetëm pas mesnate, pasi luajti me portierit Sportiello lojëra ekektronike. Në mëngjes u gjet i pajetë, i vetëm, në dhomën e tij.