Trajneri i ri i Napolit, Karlo Ançeloti ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Pepe Reinas.
Ançelotti ka shfaqur interesim për transferimin e portierit të Interit, Samir Handanoviç, raporton “Sky Sport Italia”.
Por, Inter ka refuzuar shitjen e Handanovic te rivali nga Serie A.
“Jo, nuk do të largohet nga Inter”, është përgjigja e parë nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio në lidhje me mundësinë e largimit të Handanoviçit nga “Xhuzepe Meaca”.